Polonia shpreson se golashënuesi më i mirë i saj, Robert Lewandowski, të jetë gati për ndeshjen ndaj Austrisë. Ndeshja në mes të Polonisë dhe Austrisë luhet të premten.
Leëandoëski kishte lënduar muskulin gjatë ndeshjes miqësore kundër Turqisë. Por ai u përfshi në ekip për Evropian me shpresën se do të kthehet shpejt në fushë.
“Kemi shpresë që Leëandoëski do të luajë kundër Austrisë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë selektori i Polonisë, Michal Probierz, të mërkurën. Lewandowski nuk luajti në ndeshjen e parë të cilën Polonia e humbi nga Holanda me rezultatin 2:1.