Pavarësisht kualifikimit të suksesshëm në një të tetën e finales, në kampin e Zvicrës ka edhe disa humbës. Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, pranon se në kampin helvetik ka lojtarë të pakënaqur. Kujton pakënaqësinë që Admir Mehmedi kishte shprehur gjatë “Euro 2020”. Ai pati thënë se Mehmedi kishte pak hapësirë në Evropian, por në fund u bë hero i Zvicrës.
“Kjo është gjithmonë një sfidë. Në çdo turne ka pesë ose gjashtë lojtarë që nuk luajnë asnjë minutë. Por ju keni një rol të rëndësishëm si lojtar - dhe ju duhet të shfrytëzoni mundësinë kur të vijë. Më kujtohet Admir Mehmedi në kampionatin e fundit evropian. Ai nuk ishte i lumtur. I thashë që të duhet një situatë dhe pastaj mund të bësh histori. Më pas ai shënoi një penallti kundër Francës”, thotë Tami para gazetarëve të hënën.
Mehmedi pati shënuar penalltinë e fundit dhe ia siguroi Zvicrën paraqitjen në çerekfinale. Pas Mehmedit penalltinë e pati humbur ylli i Francës, Kylian Mbappe. Tami ka folur edhe rolin e kapitenit Granit Xhaka.
“Graniti ka një ndikim të madh. Unë shoh një Granit që është shumë i lumtur dhe pozitiv. Deri tani ka dhënë përgjigje shumë pozitive në fushë”, thotë Tami. Pjesë e rëndësishme e Zvicrës është edhe Xherdan Shaqiri. Shaqiri ka luajtur vetëm ndaj Skocisë. Ai shënoi golin që ia siguroi Zvicrës kalimin në fazën nokaut. Pjesë e helvetikëve është edhe Ardon Jashari. Jasharit nuk është dhënë ende rasti.