Euro 2024

Sylvinho tregon pse e ktheu Abrashin

Amir Abrashi

Selektori Sylvinho ka arsyetuar vendimin për të kthyer Amir Abrashin në Kombëtare për Euro 2024.
Abrashi nuk ka luajtur për Shqipërinë për një periudhë por është në listën e 27 lojtarëve. Lista finale prej 26 futbollistëve do të publikohet më 7 qershor. 

“Abrashi është lojtar me shumë përvojë. Është i vetmi mesfushor në këtë listë që ka luajtur në Euro 2016. Me karakteristikat që ka përfaqëson më së miri shpirtin e kësaj skuadre kombëtare. Ka edhe përvojë shumë të madhe”, ka thënë Sylvinho në konferencë për shtyp.

Ai ka folur për lojtarët e ftuar e jo për ata që kanë mbetur jashtë si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni, Keidi Bare, Arbnor Muja e shumë të tjerë. Medon Berisha është emër i ri në listë. Sylvinho ka thënë se atë e ka përcjellë gjatë.

“Lojtar shumë i talentuar dhe e vlerësojmë punën e bërë në grupmoshën U21. Berisha duhet të jap përgjigjet e tij në fushën e lojës. Berisha është lojtar që mund të jetë gati për Kombëtaren A”, ka theksuar Sylvinho.