Euro 2024

Sylvinho: Të gjithë lojtarët janë të gatshëm

Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka konfirmuar se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës ndaj Kroacisë.

“Po, në këtë moment jemi në rregull. Kemi pasur një stërvitje, dhe për momentin nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë të lënduar”, ka thënë Sylvinho në konferencë për shtyp.

Shqipëria luan nesër ndaj Kroacisë nga ora 15:00. Ndeshjen e parë u mposht nga Italia 2:1.