Spanja dhe Gjermania takohen sot (5 korrik) me fillim prej orës 18:00 në çerekfinalen e parë të “Euro 2024”.
- Kjo do të jetë ndeshja e katërt ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë në Kampionatin Evropian. Spanja i ka fituar dy ndeshje (1984 dhe 2008), ndërsa Gjermania një (1988). Ballafaqimi i fundit mes tyre ishte në finale të vitit 2008, me Spanjën që fitoi 1:0 falë golit të Fernando Torresit.
- Kjo do të jetë përballja e parë ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë që prej Kupës së Botës 2022 që përfundoi 1:1 në fazën grupore. Spanja është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në turne madhor kundër Gjermanisë (2 fitore, 2 barazime). Në këto katër ndeshje janë shënuar gjashtë gola (Spanja 4, Gjermania 2).
- Pasi Gjermania e humbi ndeshjen e parë me Spanjën në tokën gjermane (2:1 në miqësoren e vitit 1935), Gjermania është e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit kundër “La Rojas” në shtëpinë e vet. (5 fitore, 3 barazime)
- Asnjë shtet që e ka organizuar Kampionatin Evropian nuk është eliminuar nga çerekfinalja. Katër çerekfinalistët e edicioneve të fundit kanë avancuar. Anglia fitoi në penallti ndaj Spanjës në vitin 1996, Holanda fitoi ndaj ish-Jugosllavisë 6:1 në vitin 2000, Portugalia e mposhti Holandën në penallti në vitin 2004, ndërsa Franca e mposhti Islandën 5:2 në vitin 2016.