Shumëçka është thënë për fazën sulmuese të Anglisë, ndërsa “Opta” është marrë me statistikat e kësaj përfaqësueseje, shkruan “BBC” të mërkurën.
Me krijimin e rasteve përgjatë tri ndeshjeve të grupit, Anglia zë vendin e 19-të nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në Evropianin që po organizohet në Gjermani.
“Tre Luanët” janë në vendin e 17-të për totalin e gjuajtjeve, 29 gjithsej.
Po ashtu, ata kanë vetëm një sulm direkt në të tria ndeshjet, duke e pozicionuar Anglinë në vendin e 20-të nga 24 përfaqësuese në këtë statistikë.
Por, Anglia ka edhe statistika pozitive po ashtu.
Anglia është në vendin e dytë për ndërtimin e aksioneve sulmuese, 16 gjithsej.
Zë vendin e dytë me 10 e më shumë pasime gjatë ndërtimit të këtyre aksioneve.