Euro 2024

Spanja siguron plasmanin tutje në “Euro 2024”

Spanja

Foto: Associated Press

Spanja siguron plasmanin tutje në “Euro 2024”

9 muaj më parë / 20 qer 2024 22:52
Spanja - Euro 2024

Spanja ka mposhtur Italinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në “Euro 2024” për të siguruar plasmanin në 1/8 e finales nga ky grup.

Autogoli i Riccardo Calafiori në minutën e 55-të i mjaftoi Spanjës për fitoren 1:0 dhe trepikëshin e dytë, pas fitores ndaj Kroacisë në xhiron e parë.

Në xhiron e tretë, Spanja përballet me Shqipërinë. Në anën tjetër, Italia luan me Kroacinë.

Në tabelë, Spanja ka gjashtë pikë në pozitën e parë. Italia ngel në tri pikë. Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një në dy pozitat e fundit.

Tutje kalojnë direkt dy pozitat e para, dhe nga gjashtë grupet në “Euro 2024” kalojnë tutje katër ekipet me bilancin më të mirë ndër vendet e treta.

Spanja në epërsi

9 muaj më parë / 20 qer 2024 22:14
Spanja

Photo: Associated Press

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Italisë. 

Riccardo Calafiori realizoi autogol në minutën e 55-të. 


 

Rodri mungon ndaj Shqipërisë

9 muaj më parë / 20 qer 2024 21:50
Rodri

Supermesfushori Rodri do t’i mungojë Spanjës në ndeshjen ndaj Shqipërisë në xhiron e fundit të Grupit B në Euro 2024.

Ylli i Manchester Cityt u ndëshkua me karton të verdhë në minutat shtesë të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Italisë të enjten.

Për shkak të kartonëve të verdhë ai do të mungojë në ndeshjen e së hënës.

Rodri konsiderohet lojtar kyç për “Furinë e Kuqe”.

 

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Spanjë - Itali

9 muaj më parë / 20 qer 2024 21:46
Spanja

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes në mes të dy gjiganteve të Evropës, Spanjës dhe Italisë.

Kjo ndeshje i takon Grupit B, ndërsa po luhet në Gelsenkirchen. 

Të dyja ekipet përfaqësuese kishin mundësitë e tyre. Por nuk pati gola në pjesën e parë.

Publikohen formacionet zyrtare: Spanjë – Itali

9 muaj më parë / 20 qer 2024 19:57
Spanja

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në mes të Spanjës dhe Italisë në Grupin B të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Takimi nis në orën 21:00 dhe luhet në Gelsenkirchen.

Spanja e Italia kanë fituar dy ndeshjet e para, ndaj Kroacisë dhe Shqipërisë. 

Spanja: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurrella, Pedri, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Morata, Williams

Italia: Donnarumma, Dimarco, Calafiori, Bastoni, Di Lorenzo, Jorginho, Barella, Pellegrini, Chiesa, Frattesi, Scamacca