Euro 2024

Spanja shënoi sukses historik

Spanja

Përfaqësuesja e Spanjës avancoi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të premten mbrëma, pasi e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Gjermanisë në vazhdime, 2:1. 

“Quincoces, Zarra, Arconada, Quini, Camacho, Zubizarreta, Butragueno, Joaquin, Busquets... të gjithë kanë dështuar ta mposhtin nikoqirin e Kupës së Botës apo Kampionatit Evropian në kohën e tyre. Testi u kalua”, ka shkruar “AS” të shtunën, ndërsa “Mundo Deportivo” ka shkruar se “mallkimi” është kaluar – Spanja në gjysmëfinale”. 

Fitorja e Spanjës në çerekfinale u shënua edhe me një tjetër sukses historik. 

Spanja arriti pesë fitore rresht në Evropian për herën e parë. Vetëm Franca në vitin 1984 dhe Italia në vitin 2021 e kishte regjistruar këtë të arritur. Fitoret në penallti nuk janë përfshirë në këtë statistikë. 

Spanja është tri herë fituese e Kampionatit Evropian, në vitin 1964, 2008 dhe 2012. 

Ndaj Gjermanisë, Spanja nuk di për humbje në ngjarje madhore në 36 vjet.