Euro 2024

Spanja mposht thellë Kroacinë, shpall kandidaturë të menjëhershme

Spanja

Përfaqësuesja e Spanjës ka shkëlqyer në pjesën e parë për t’i shkaktuar humbje të thellë përfaqësueses së Kroacisë.

Të shtunën pasdite në Berlin, Spanja fitoi me rezultatin 3:0. Ishte kjo ndeshja e parë e Grupit B, që ndryshe njihet edhe si grupi i vdekjes në Euro 2024.

Spanja e Kroacia janë dy prej pretendenteve për të shkuar larg në  Evropianin në Gjermani. Por spanjollët, ndonëse të nënvlerësuar nga një pjesë e njohësve të futbollit, nisën furishëm kampanjën.

Në minutën e 29-të, Alvaro Morata shënoi për 1:0.

Tre minuta më pas për 2:0 shënoi Fabian Ruiz. Kroacia pati raste të arta menjëherë pas dy golave të spanjollëve. Por portieri Unai Simon ishte i pakalueshëm.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, për 3:0 shënoi Dani Carvajal.

Pjesa e dytë e ndeshjes ofroi më pak. Kroatët nuk ndalën përpjekjet për të reaguar, por ishin shumë larg. Pas një penalltie të humbur, kroatët dërguan topin në rrjetë. Por më pas goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Spanja disi u ndal në pjesën e dytë, duke ruajtur energjinë për dy ndeshjet e ardhshme në grup.

Më 19 qershor Kroacia luan me Shqipërinë, ndërsa Spanja e Italia takohen më 20 qershor në Gelsenkirchen.

Ruiz, më i miri i ndeshjes

10 muaj më parë / 15 qer 2024 20:06
Fabian Ruiz

Fabian Ruiz është shpallur më i miri i ndeshjes mes Spanjës e Kroacisë.

Spanja fitoi 3:0 të shtunën pasdite dhe Ruiz ishte njëri prej më të mirëve.

Mesfushori i krahut të majtë e shënoi njërin prej golave dhe ekspertët e UEFA-s e shpallën  më të mirin.

Paneli i ekspertëve e ka lavdëruar lojtarin e PSG-së për “lojën vërtetë të mirë”.

“Ai ishte gjithnjë në përkrahje të ndërtimit të lojës, ka asistuar për Moratan në golin e parë dhe shënoi një gol të shkëlqyer”,  thuhet në arsyetim.

Yamali vazhdon të thyejë rekorde

10 muaj më parë / 15 qer 2024 18:57
Lamine Yamal

Pasi u bë lojtari më i ri që luan në Kampionat Evropian, Lamine Yamal po vazhdon të thyejë rekorde.

16-vjeçari i Barcelonës u bë lojtari më i ri që asiston në Evropian. Asistoi për golin e tretë të Spanjës.

Më herët, Yamali ishte bërë lojtari më i ri që asiston në Ligën e Kampionëve.

Spanja demolon Kroacinë në pjesën e parë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 18:48
carva

Spanja e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të lartë 3:0 ndaj Kroacisë.

Ndeshja nuk prodhoi shumë raste deri në minutën e 29-të kur shënoi Alvaro Morata.

Tre minuta më vonë, me një veprim individual të bukur shënoi edhe Fabian Ruiz (32’).

Për ta thelluar epërsinë u përkujdes Dani Carvajal, që shënoi për 3:0 në fund të pjesës së parë.

Kroacia u përpoq ta ngushtonte epërsinë, por pa rezultat.

Fabian Ruiz shënon supergol, Spanja dyfishon epërsinë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 18:33
ruiz

Spanja e ka shënuar edhe golin e dytë shumë shpejt ndaj Kroacisë.

Realizoi Fabian Ruiz në minutën e 32-të.

VIDEO:

Spanja në epërsi ndaj Kroacisë

10 muaj më parë / 15 qer 2024 18:30
Alvaro Morata

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë (1:0).

Alvaro Morata ka shënuar në minutën e 29-të pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e kroatëve.

VIDEO:

Formacionet: Spanjë - Kroaci

10 muaj më parë / 15 qer 2024 17:58