Selektori i Anglisë në futboll, Gareth Southgate, është duke planifikuar role të reja në fushë për Phil Fodenin dhe Jude Bellinghamin.
Southgate po bën plane për ndryshime drastike në mënyrën e paraqitjes dhe ka provuar disa formacione dhe role të ndryshme të lojtarëve gjatë seancave stërvitore.
“Sky Sports” ka raportuar të enjten se Southgate po mundohet ta gjejë kombinimin më të mirë për lojtarët e tij.
Ndryshime pritet të ketë në mbrojtje, ku Southgate po mendon të paraqitet me tre mbrojtës, në mungesë të Marc Guehit i cili është i suspenduar.
Pritet të luajnë John Stones, Ezri Konsa dhe Kyle Walker.
Mediat angleze kanë raportuar se Southgate pritet të startojë me formacionin 3-5-2. Ky formacion është lehtë i ndryshueshëm gjatë ndeshjes, pasi mund të kthehet në 3-4-3 dhe 3-4-2-1.
Anglia luan kundër Zvicrës të shtunën në Duesseldorf. Ndeshja nis në orën 18:00.