Euro 2024

Southgate do të vazhdojë me Anglinë

Gareth Southgate

Selektori Gareth Southgate, pritet të jetë në krye të Përfaqësueses së Anglisë deri në vitin 2026. Të premten mediumet angleze kanë raportuar se është marrë vendimi që Southgate ta drejtojë Anglinë edhe në Kupën e Botës 2026, edhe në rast të disfatës në finale të “Euro 2024”.

Southgate është kritikuar shumë nga shumë njohës të futbollit për paraqitjet që Anglia i ka shfaqur në “Euro 2024”. Anglia fazën grupore e përfundoi në vendin e parë në Grupin C me pesë pikë.

Shënoi një fitore ndaj Serbisë dhe barazoi me Danimarkën dhe Slloveninë. Në fazën, një të tetën e finales e mposhti Sllovakinë me rezultatin 2:1. Në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive e eliminoi Zvicrën, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti Holandën, 2:1. Në finale do të përballet me Spanjën të dielën në Berlin.

Southgate është selektor i Anglisë nga viti 2016. Në 101 ndeshje në krye të “Tre Luanëve” ka arritur 64 fitore, 20 barazime dhe 17 humbje.