Euro 2024

Sommer dhe Kobel stërviten me syze të veçanta

Sommer

Përfaqësuesja e Zvicrës është duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Anglisë. Zvicra dhe Anglia do të takohen të shtunën në çerekfinale të “Euro 2024”. 

Në stërvitjen e mbajtur të premten, portierët Yann Sommer dhe Gregor Kobel janë parë duke ushtruar me syze të diellit të vëna. 

“The Sun” ka raportuar se dy portierët e Zvicrës kanë stërvitur me syze japoneze që janë me bateri dhe që krijojnë një efekt të ngadaltë kur një top goditet. Raportohet se syzet japoneze i ndihmojnë portierët të përmirësojnë pritjet e tyre në ndeshje. 

Sommer është portieri i parë te Zvicra në Kampionatin Evropian. Ndërsa Kobel është alternativa e dytë në portë te Zvicra për selektorin Murat Yakin.

Zvicra në një të tetën e finales e ka mposhtur kampionen në fuqi të Evropës, Italinë me rezultatin 2:0.

Anglia është kualifikuar në çerekfinale pasi e ka eliminuar Sllovakinë me rezultat 2:1.