Skena të turpshme nga tifozët serbë në Euro 2024

9 muaj më parë / 20 qer 2024 17:19
Serbia

Skena të turpshme janë parë në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Serbisë. 

Tifozët serbë në pjesën e dytë nuk kanë ndalur hedhjet në fushën e lojës.

10 minuta para fundit folësi zyrtar ua ka tërhequr vërejtjen shikuesve për hedhjen e gjësendeve.

Kishte hedhje të shumta kur Zhan Karniqnik shënoi golin e epërsisë për Slloveninë.

 

Kush ishte më i miri i ndeshjes?

9 muaj më parë / 20 qer 2024 17:06
Zhan Karniqnik

Mbrojtësi i djathtë i Sllovenisë, Zhan Karniqnik u shpall më i miri i ndeshjes me Serbinë.

Ai shënoi golin për Slloveninë.

“Ai fitoi topin thellë në gjysmën e fushës së Sllovenisë dhe nisi aksionin që solli golin. Besimi i tij ishte thelbësor për Slloveninë që të mbetet kompakte në aspektin taktik dhe që të jetë kundërshtare e vështirë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Sllovenia lëshon dy pikë të vlefshme

9 muaj më parë / 20 qer 2024 17:00
Sllovenia

Sllovenia ka pësuar gol në minutën e 95-të për të humbur dy pikë të vlefshme. 

Të enjten pasdite në Munih, Sllovenia barazoi 1:1 me Serbinë.

Në minutën e pestë shtesë, Serbia kishte një goditje nga këndi. Në mes të shumë lojtarëve sllovenë, topin me kokë e goditi Luka Joviq. Goditja e tij ishte e saktë dhe kështu rezultati u barazua. 

Për Slloveninë ishte barazimi i dytë rresht, ndërsa për Serbinë pika e parë.

Në xhiron e parë Sllovenia luajti 1:1 me Danimarkën, ndërsa Serbia pësoi 1:0 nga Anglia.

Në bazë të asaj që u shfaq në fushën e lojës, fitorja është dashur t’i takojë Sllovenisë. Sllovenët kanë shfaqur dukshëm më tepër dhe kishin raste më të rrezikshme. Në minutën e 69-të, Sllovenia realizoi kundërsulm shembullor. Aksionin e nisi mbrojtësi i krahut të djathtë, Zhan Karniqnik. Topi i fundit erdhi pikërisht tek ai dhe 29-vjeçari realizoi për 1:0 dhe për festën e madhe të sllovenëve në stadium.

Sllovenët u mbrojtën me sukses më pas, por vetëm deri në minutën e 95-të.

Më 25 qershor, Sllovenia luan ndaj Anglisë, ndërsa Serbia takohet me Danimarkën.

Ka pasur hedhje të shumta të gjësendeve në fushën e lojës gjatë ndeshjes në Munih nga tifozët e Serbisë. Para saj ka pasur thirrje anti-Kosovë e thirrje anti-shqiptare. Ndërkohë në stadium janë shfaqur sërish flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”. Në zhveshtoren e Serbisë janë lëshuar këngë anti-Kosovë.

Sërish do të ketë punë për UEFA-n që tashmë ia ka ndarë një gjobë të majme Serbisë.

Slloveniaaaaaaaaaaa

9 muaj më parë / 20 qer 2024 16:26
Sllovenia

Sllovenia ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Serbisë. Zan Karnicnik realizoi gol të bukur në minutën e 69-të për rezultatin 1:0.

Goli u realizua pas një kundërsulmi të shpejtë të sllovenëve.

 

Pa gola pjesa e parë, Sllovenia me raste të mira shënimi

9 muaj më parë / 20 qer 2024 15:47
Sllovenia dhe Serbia

Photo: Associated Press

Super aksion i sllovenëve, për pak gol Pa gola ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Serbisë.

Raste më të mira shënimi pati kombëtarja sllovene, por që asnjëra s’u konkretizua.

Flamuj anti-Kosovë sërish në stadiumin ku luan Serbia

9 muaj më parë / 20 qer 2024 15:04
Sllovenia

Flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “s’ka dorëzim” sërish janë shfaqur në stadiumin ku luan Serbia.

Prej orës 15:00 në Munih, Sllovenia e Serbia po luajnë në kuadër të Grupit C.

UEFA tashmë e ka dënuar Serbinë për këta flamuj.