Barazimi mes Sllovakisë dhe Rumanisë është përmendur si skenar shumë i mundshëm për ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit E.
Barazimi do të bënte që të dy përfaqësueset të avancojnë në fazën nokaut të “Euro 2024”. Dhe kështu edhe ndodhi.
Të mërkurën mbrëma në Frankfurt, Sllovakia e Rumania barazuan 1:1. Rumania avancon si fituese e grupit, ndërsa Sllovakia si e treta.
Të dy përfaqësueset i kanë nga katër pikë, sa i ka edhe Belgjika në vendin e dytë dhe Ukraina në vendin e katërt. Për herë të parë në histori të Kampionateve Evropiane gara në një grup ka përfunduar me të gjitha katër përfaqësueset me nga katër pikë të mbledhura.
Sllovakët kanë kaluar në epërsi në minutën e 24-t, kur realizoi Ondej Duda.
Nuk vonoi shumë dhe Rumania barazoi 1:1. Razvan Marin realizoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të, pas një penalltie të dhënë për ndërhyrje goxha të lehtë.
Të dy përfaqësueset kishin edhe raste tjera. Por sa më shumë që kalonin minutat, kujdesi shtohej për të mos pranuar gol. Në fund barazimi ishte “fitore” për të dy përfaqësueset. Dhe të dyja kanë festuar.
Formacionet Sllovakia – Rumania, ndryshim te Sllovakia, Hagi starton te Rumania
Sllovakia ka bërë vetëm një ndryshim nga skuadra që humbi nga Ukraina në ndeshjen e dytë të fazës grupore.
David Strelec është titullar në sulm, në vend të Robert Bozenikut.
Formacioni i Sllovakisë:
Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Strelec, Haraslin
Rumania ka bërë dy ndryshime në ekipin që u mposht nga Belgjika në ndeshjen e dytë të grupit.
Ianis Hagi, i biri i legjendës rumune të futbollit, Gheorghe Hagi, është titullar në vend të Valentin Mihailas, ndërsa Florinel Coman, është futbollisti tjetër që luan titullar, në vend të Dennis Man.
Formacioni i Rumanisë:
Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Hagi, Stanciu, Marin, Coman, Dragus
Kjo ndeshje i takon Grupit E.
Rezultat i përshtatshëm pas pjesës së parë për Sllovakinë e Rumaninë
Me rezultat 1:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Sllovakisë dhe Rumanisë.
Me barazim kualifikohen të dy përfaqësueset.
Barazon Rumania
Rumania ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Sllovakisë.
Razvan Marin shënoi nga penalltia në minutën e 37-të. Rezultati është 1:1.
Sllovakia në epërsi
Ondrej Duda e ka kaluar në epërsi Sllovakinë, në duelin kundër Rumanisë.
Duda në minutën e 24-t shënoi me kokë nga afërsia.
Ndeshja i takon Grupit E dhe po zhvillohet në Frankfurt.