Skocia shpreson në fitore ndaj përfaqësues helvetike për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim në raundin nokaut. Të hënën portieri i Skocisë Angus Gunn në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës, ka theksuar se ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë vendimtare.
“Na takon ne që të rikthehemi tani, dhe gjëja e mirë është se kemi edhe dy ndeshje të tjera për ta rregulluar, dhe ne ende mund të arrijmë objektivin tonë”, ka thënë Gunn.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në drejtim të përpjekjes për të dalë nga grupi. Natyrisht që zviceranët morën një rezultat shumë pozitiv edhe në ndeshjen e tyre të parë, kështu që do të jetë e vështirë, por nga këndvështrimi ynë është shumë e rëndësishme fitorja”.
Ndeshja ndërmjet Skocisë dhe Zvicrës do të luhet të mërkurën në stadiumin “RheinEnergieStadion”, në Koeln.