Nuk ka befasi lidhur me lojtarin më të mirë të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë. Jude Bellingham, që shënoi golin e fitores, u shpall më i miri nga UEFA.
“Ai ishte vendimtar në sulm dhe në mbrojtje. Ka vrapuar shumë dhe ka shënuar golin e fitores”, shkruan në vlerësimin e panelit të ekspertëve të UEFA-s.