Euro 2024

Sigurimi e lëndoi, ylli i Spanjës mund ta humbë finalen

Morata

Futbollistët e Spanjës festuan arritje në finalen e “Euro 2024” dhe pas ndeshjes, në mënyrë të papritur u lëndua kapiteni Alvaro Morata.

Morata po festonte arritjen në finale pas fitores 2:1 ndaj Francës, kur një tifoz hyri në fushë dhe iu afrua spanjollëve për të bërë ‘selfie’.

Sigurimi i stadiumit e kapi tifozin bashkë me ndihmën e sigurimit të Spanjës. Por njëri pjesëtar i sigurimit spanjoll “ndërhyri” pa qëllim në Moratan.

Kapiteni i Spanjës kapi menjëherë gjurin dhe filloi të çalojë, ndërsa trajneri Luis de la Fuente e komentoi shkurt të gjithë situatën pas ndeshjes.

“Ne do të shohim se si do të ndihet nesër. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Ai ndjeu vetëm një dhimbje momentale, shpresojmë”, ka thënë trajneri i Spanjës.

Në finale, Spanja është në pritje të duelit mes Anglisë dhe Holandës, që do të takohen sonte në Dortmund në orën 21:00.

VIDEO: