Kampionati Evropian “Gjermania 2024” nuk e ka golashënuesin më të mirë. Janë gjashtë lojtarë që e ndajnë çmimin e golashënuesit më të mirë.
Cody Gakpo, Harry Kane, Jamal Musiala, Georges Mikautadze, Dani Olmo dhe Ivan Schranz i kanë shënuar nga tri gola në Evropian. Dhe të gjithë këta ndajnë pozitën e parë të golashënuesit më të mirë.

Është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, UEFA ka ndryshuar parametrat e shpalljes së fituesit të Këpucës së Artë. Në edicionet e kaluara kur dy lojtarë kishin numër të njëjtë golash, për bazë merreshin asistimet. Nëse sërish kishte barazim, merrej për bazë periudha e kaluar në fushë. Kush luante më pak shpallej fitues.
Por për herë të parë në histori të Evropianit, vetëm golat llogariten. Dhe kjo do të thotë se janë gjashtë fitues.
