Euro 2024

Shumica e zviceranëve dëshirojnë që Shaqiri të mbetet në përfaqësuese

Xherdan Shaqiri

Foto: Associated Press

Televizioni publik i Zvicrës, SRF, ka bërë një anketë lidhur me tri tema të hapura që lidhen me përfaqësuesen zvicerane. Ndër të tjera ka kërkuar mendimin e shikuesve nëse Xherdan Shaqiri duhet të mbetet pjesë e përfaqësueses.

Shaqiri kishte rol të kufizuar në Euro 2024, por shfaqi gjëra pozitive për minutat e kaluar në fushë.

55,8 për qind e atyre që kanë votuar kanë vlerësuar se Shaqiri duhet të mbetet në përfaqësuese. Që Shaqiri të mbetet votuan 11 mijë e 389 persona. Ndërkohë rreth 9000 ishin që ai të pensionohet.

“Roli i Shaqirit varet nga ajo se ku luan. Nëse dëshmohet sërish në Evropë, ai i takon ekipit nacional, edhe nëse starton nga banka dhe paraqitet rrallë”, ka shkruar një komentues në sajtin e televizonit zviceran.

Shaqiri është i vetmi futbollist që ka shënuar gola në tre Botërorët dhe tre Evropianët e fundit.