Nikoqirja Gjermania ka shkëlqyer në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të futbollit.
Të premten mbrëma në Munih, gjermanët fituan bindshëm, 5:1 ndaj Skocisë. Ndeshja i takoi Grupit A.
Gjermania jo vetëm që bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit të grupit, por që në nismë dëshmojë se mund të shkoj larg në Evropianin e 17-të me radhë.
Ndeshja thuajse u mbyll në pjesën e parë.
Florian Wirtz shënoi gol të bukur në minutën e dhjetë për 1:0. Menjëherë në minutën e 19-të për 2:0 realizoi Jamal Musiala, ylli tjetër i Gjermanisë.
Sfida u përcaktua përfundimisht në fund të pjesës së parë. Pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme, Ryan Porteous u përjashtua me të kuq në minutën e 44-t.
Për Gjermaninë u dha penallti, kurse i saktë nga pika e bardhë ishte Kai Havertz në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Golin e katërt për Gjermaninë e realizoi Niclas Fuellkrug në minutën e 68-të.
Në minutën e 87-të, Antonio Ruediger shënoi autogol të pafat për të ngushtuar rezultatin në 4:1.
Por gjermanët nuk lejuan që ndeshja të mbyllet me shije të keqe. Në minutën e 93-të Emre Can shënoi për 5:1.
Më 19 qershor, Gjermania takohet me Hungarinë në Shtutgart. Ndërkohë Skocia të njëjtën ditë luan ndaj Zvicrës në Koeln.
Sa ishte shpejtësia e topit te goli i Wirtzit
Topi i goditur nga Florian Wirtz në golin e parë të Gjermanisë ndaj Skocisë, ka lëvizur me shpejtësi prej 108.14 kilometra në orë.
Këtë e ka bërë të ditur UEFA, duke u bazuar në të dhënat e ofruara nga “Connected Ball Technology”.
Për Wirtzin ishte goli i parë për Gjermaninë, i shënuar në ngjarjen e parë të madhe ndërkombëtare të tij.
Kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes
Jamal Musiala është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së parë në Euro 2024.
Musiala shënoi golin e dytë në fitoren 5:1 ndaj Skocisë, ndërsa dha edhe kontribut tjetër.
Gjermania shkruan histori me fitoren ndaj Skocisë
Gjermania ka hyrë në historinë e futbollit evropian pas fitores 5:1 ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të “Euro 2024”.
“Panzerat” arritën fitoren më të lartë në historinë e tyre në një Evropian.
Gjithashtu, rezultati 5:1 është fitorja më e madhe në historinë e një kombëtareje që hap Evropianin.
Në Grupin A janë edhe Hungaria e Zvicra.
Autogol i Rudigerit, Skocia ngushton rezultatin
Skocia ka arritur të shënojë gol pa bërë asnjë gjuajtje në portë ndaj Gjermanisë.
Antonio Rudiger shënoi autogol për rezultatin 3:1.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: OWN GOAL BY RUDIGER!!
— CentreGoals. (@centregoals) June 14, 2024
Germany 4-1 Scotland
pic.twitter.com/9lUeCsUxJF
Goditje “bombastike” e Fullkrug për golin e katërt të Gjermanisë
Niclas Fullkrug e ka shënuar edhe golin e katërt të Gjermanisë ndaj Skocisë.
Sulmuesi i Dortmundit shënoi në minutën e 68-të me një goditje të fuqishme.
Gjermania po udhëheq 4:0.
VIDEO:
LE PÉTARD DE FULLKRUG #GERSCO #euro2024 #alleco pic.twitter.com/hN6Kb1dMtu
— ً (@dnctway) June 14, 2024
Gjermania me të arritur të rrallë
Gjermania është bërë vetëm përfaqësuesja e dytë që ka shënuar tri apo më shumë gola në pjesën e parë të një ndeshjeje në Kampionat Evropian.
Franca është ekipi i vetëm që e ka arritur këtë. Madje francezët ia dolën dy herë.
Kanë udhëhequr 3:0 ndaj Belgjikës në vitin 1984 dhe 4:0 ndaj Islandës në vitin 2016, njofton UEFA.
Gjermania deklason Skocinë në pjesën e parë
Gjermania asnjëherë nuk bën të nënvlerësohet. Këtë gjermanët po e dëshmojnë edhe në ndeshjen hapëse të Euro 2024.
Në Munih, Gjermania po udhëheq 3:0 ndaj Skocisë pas pjesës së parë në ndeshjen e Grupit A. Florian Wirtz shënoi gol të bukur në minutën e dhjetë. Për 2:0 realizoi Jamal Musiala në minutën e 19-të. Në fund Gjermania fitoi edhe penallti, të cilën e konkretizoi Kai Havertz.
Skocia në pjesën e dytë do të jetë me një lojtar më pak në fushë.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: HAVERTZ MAKES IT THREE!!!
— CentreGoals. (@centregoals) June 14, 2024
Germany 3-0 Scotland
pic.twitter.com/MteHOZ6Xnh
S’ndalet Gjermania, shënon edhe të dytin
Gjermania e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Skocisë.
Realizator ishte Jamal Musiala, i cili me një goditje të fortë brenda zonës shënoi për 2:0 në minutën e 19-të.
VIDEO:
MUSIALA YOU ARE INSANE!? pic.twitter.com/QcDjhUOPIQ
— Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) June 14, 2024
Shënohet goli i parë i Evropianit
Florian Wirtz i ka dhënë epërsinë Gjermanisë në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë.
Wirtz shënoi në minutën e dhjetë. Asistoi Joshua Kimmich.
VIDEO:
FLORIAN WIRTZ SCORES THE FIRST GOAL OF EURO 2024!
— Janty (@CFC_Janty) June 14, 2024
pic.twitter.com/ddqADq9Cek
Formacionet: Gjermania - Skocia

