Euro 2024

Shaw rikthehet në stërvitje

Luke Shaw

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Luke Shaw është kthyer në fushën stërvitore te Anglia, një ditë para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve.

Shaw vlerësohet shumë i rëndësishëm për Anglinë, përkatësisht për gjasat e “tre luanëve” për sukses në Gjermani.

Ai ka ushtruar me lojtarët tjerë anglezë në fushë, të hënën për herë të parë. 

Shaw ka vuajtur nga një lëndim në kyçin e këmbës dhe nuk ka luajtur që nga muaji shkurt. Thirrja që ia bëri përzgjedhësi Gareth Southgate për ndeshjet e “Euro 2024”, i ka befasuar shumë tifozë. Southgate e konsideron 31-vjeçarin shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. 

Në stërvitjen e mbajtur të hënën, shqetësime ka pasur portieri Jordan Pickford.

Anglia dhe Sllovenia të martën do të përballen në ndeshjen e fundit të grupit C.

Anglia me një fitore dhe me një barazim renditet në vendin e parë me katër pikë. 

Sllovenia është në pozitën e tretë me dy pikë.