Xherdan Shaqiri ishte ylli kryesor i ndeshjes mes Skocisë e Zvicrës. Shaqiri në minutën e 26-të të ndeshjes në Koeln gjuajti derisa ishte në lëvizje dhe shënoi supergol. Ishte njëri prej golave më të bukur në Euro 2024, nëse jo më i bukuri.
Falë golit të Shaqirit, Zvicra barazoi 1:1 në ndeshjen e vështirë me Skocinë. Ndeshja i takoi Grupit A.
Zvicra tani është e dytë në grup me katër pikë. Skocia del në vendin e tretë me një pikë. Gjermania udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë.
Në fitoren 3:1 ndaj Hungarisë, Shaqiri nuk ishte aktivizuar fare. Kishte qëndruar në stol. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e aktivizoi të mërkurën mbrëma dhe vendimi doli i duhuri.
Shaqiri është bërë lojtari i vetëm që ka realizuar në tre Botërorët e fundit dhe në tre Evropianët e fundit. Dhe shumica prej golave të tij janë shumë të bukur. I tillë ishte edhe ai ndaj skocezëve të papërshtatshëm.
Skocia kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 13-të. Scott McTominay ishte realizator. Në fakt fillimisht u evidentua si autogol i Fabian Schar, por ndërkohë UEFA golin ia numëroi McTominayt.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë të dy përfaqësueset kishin raste për gol. Por nuk shënoi asnjëra dhe kështu gara në grup mbetet e hapur.
Në xhiron e fundit, më 23 qershor, Zvicra luan ndaj Gjermanië në Frankfurt, ndërsa Skocia e Hungaria takohen në Stuttgart.
Kapiteni Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen te Zvicra.
Shaqiri: Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua
Xherdan Shaqiri të mërkurën shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Skocisë, e pas ndeshjes tha se ndeshjet e mëdha janë bërë për të.
Ai ka shtuar se gabimin e ekipit skocez e shfrytëzoi maksimalisht.
“Ishte një gabim i kundërshtarit që unë e kam shfrytëzuar maksimalisht. Kam menduar që të gjuaj në këndin e afërt. Ishte gjuajtje e përkryer. Ishte gol i bukur dhe i rëndësishëm. Kemi dashur të fitojmë, por avancojmë edhe me katër pikë. Ndeshjet e mëdha janë bërë për mua. Familja ime pret që të shënoj gola të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj me këmbë në tokë, dua të ndihmojë ekipin. Sonte e bëra këtë me gol. Statistikat janë të mira për t’i shikuar. Shpresoj se do të mbesin në kujtesë gjithnjë. Në fund barazimi ishte i drejtë”, ka thënë Shaqiri
Kush është lojtar i ndeshjes
Manuel Akanji është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Skocisë e Zvicrës.
Sipas ekspertëve të UEFA-s, Akanji ishte dominant në ajër, ka organizuar mbrojtjen e Zvicrës mirë dhe ka kontribuuar në ndërtimin e aksioneve.

Arritja e pabesueshme e Shaqirit
Me golin ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri e ka arritur një gjë që nuk e ka arritur askush deri më tani. Ai është i vetmi që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha.
Ka shënuar në Botërorët 2014, 2018 e 2022. Ka realizuar po ashtu në Euro 2016, Euro 2020 e Euro 2024.
Goli ndaj Skocisë ishte i mahnitshëm. Shumica e golave të Shaqirit ishin të tillë.
Skoci – Zvicër, 1:1 pas pjesës së parë
Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol për barazimin e rezultati në 1:1 në ndeshjen e Skocisë me Zvicrën.
Skocezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të, kur Fabia Schar realizoi autogol. Shaqiri barazoi në minutën e 26-të me gol të mahnitshëm.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Shaqiriiiiiiiiii
Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol për Zvicrën.
Ai realizoi për 1:1 në minutën e 26-të në ndeshjen e Zvicrës me Skocinë.
Është goli më i bukur deri më tani në Euro 2024.
Shokohet Zvicra, Skocia në epërsi
Skocia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Zvicrës.
Pas një kundërsulmi, Fabian Schar realizoi autogol në minutën e 13-të. Është autogoli i katërt në Euro 2024.