Euro 2024

Shaqiri i bashkohet Zvicrës më herët se që pritej

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është pritur të bashkohet me Zvicrën pak para ndeshjes miqësore ndaj Estonisë, që është më 4 qershor.

Por kapiteni i Chicago Fire u lirua nga ekipi amerikan që të bashkohet me përfaqësuese më herët se që prittej.

Ai do të jetë nën urdhrat e Murat Yakinit që në fillim të kampit përgatitor, të hënën. 

Në ekipin e zgjeruar të Zvicrës për Euro 2024 janë ftuar plot 38 futbollistë. Shaqiri e ka vendin thuajse të garantuar.  Yakin fillimisht kishte theksuar se do të përzgjedh 24 lojtarë nga 26 sa i lejohen. Por ndërkohë ka theksuar se mund të vendosë për 26 lojtarë.