Sulmuesi Patrik Schick do t’i mungojë Çekisë në ndeshjen ndaj Turqisë. Ndeshja
Çeki-Turqi do të zhvillohet të mërkurën në Hamburg, dhe do të jetë përballja e fundit e grupit F.
Të hënën mediumi anglez “Reuters”, ka njoftuar se sulmuesi i Bayer Leverkusenit ka pësuar lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Schick ka realizuar një gol në “Euro 2024” në barazimin 1:1 ndaj Gjeorgjisë.
Pas humbjes nga Portugalia dhe barazimit me Gjeorgjinë, Çekët mund të përfundojnë në vendin e dytë dhe të kualifikohen duke e mposhtur Turqinë.
Çekia është në vendin e tretë me një pikë, ndërsa Turqia renditet në pozitën e dytë me tri pikë.