Fazën përgatitore e kishte shumë të zbehtë. Por kur erdhi koha, Rumania shfaqi nivel të lartë.

Të hënën pasdite në Munih, Rumania e fitoi 3:0 ndeshjen e parë në Euro 2024. Fitoren bindëse rumunët e arritën ndaj Ukrainës, që ishte favorizuar para ndeshjes. Kjo edhe për faktin se Rumania barazoi pa gola me Bullgarinë e Lihtenshtajnin në prag të Evropianit.

Në Munih, ku kishin përkrahje të madhe, rumunët shfrytëzuan rastet dhe më pas menaxhuan shumë mirë epërsinë e krijuar.

Nicolae Stanciu shënoi supergol në minutën e 29-të për 1:0. Me goditje nga distanca shënoi edhe Razvan Marin në minutën e 53-të.

Ndërkohë Denis Dragus e shënoi golin e tretë në minutën e 57-të.

Ukrainasit, që po ashtu kishin përkrahje nga tribunat, tentuan, por nuk ia dolën të rrezikojnë fitoren e Rumanisë.

Për Ukrainën paraqitja në Evropian ka vlerë më të madhe se për përfaqësueset tjera. Ukraina ende vazhdon të përballet me pushtimin rus.

Pas katër ditësh Ukraina luan me Sllovakinë në Duesseldorf, ndërsa Rumania takohet me Belgjikën në Koeln.

Ky ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Rumani – Ukrainë

10 muaj më parë / 17 qer 2024 17:16
Rumania - Euro 2024

Kapiteni i Rumanisë, Nicolae Stanciu, është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes Rumani – Ukrainë. 
Rumania triumfoi 3:0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e Grupit E të Euro 2024. Stanciu realizoi golin e parë të ndeshjes. 

“Goli i tij i dha shtytje të madhe bashkëlojtarëve. Tenikisht, gjuajtja e tij ishte perfekte. Taktilisht, ai ishte kyç në sistemin e tyre ndërsa bënte presion të madh”, thuhet në vlerësimin e panelit të UEFA-s.  


 

Rumunët shënojnë edhe golin e tretë

10 muaj më parë / 17 qer 2024 16:17
Rumania dhe Ukraina

Rumania po e mposht thellë Ukrainën.

Për 3:0 shënoi Denis Dragush në minutën e 57-të.

VIDEO:

Tjetër gol i bukur i Rumanisë, 2:0 ndaj Ukrainës

10 muaj më parë / 17 qer 2024 16:14
Rumania dhe Ukraina

Rumania e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Razvan Marin shënoi për 2:0 në minutën e 53-të me goditje nga distanca.

Rumania në epërsi pas pjesës së parë

10 muaj më parë / 17 qer 2024 15:49
Rumania

Rumania është në epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Ukrainën. 

Ndeshja në Munih i takon Grupit E të Euro 2024. 

Stanciu shënoi supergol në minutën e 29-të.

Supergol i Rumanisë

10 muaj më parë / 17 qer 2024 15:31
Rumania

Rumania ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Ukrainës.

Pas një gabimi të Ukrainës, Nicolae Stanciu shënoi supergol me goditje nga distanca, në minutën e 29-të.

VIDEO: