Euro 2024

Rekord i Kanet në Kampionatin Evropian

Bellingham - Kane

Foto: Associated Press

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, e shënoi golin e tretë të turneut të Evropianit në fitoren 2:1 ndaj Holandës. 

Edhe ai hyn në listën e golashënuesve më të mirë deri tani me nga tri gola. 

Por, e ka thyer një rekord në këtë garë. 

Kane e shënoi golin e gjashtë në fazën nokaut të Evropianëve, duke e kaluar në këtë statistikë Antoine Griezmannin e Francës që ka pesë gola. 

Me nga tri gola në turne janë edhe Dani Olmo i Spanjës, Cody Gakpo i Holandës, Jamal Musiala i Gjermanisë, Ivan Schranz i Sllovakisë dhe Georges Mikautadze i Gjeorgjisë. Të gjithë këta janë të eliminuar nga “Euro 2024”, përveç spanjollit Olmo. 

Por, Olmo e ka përparësinë për ta fituar “Këpucën e Artë” pasi ka edhe dy asistime. 

Olmo dhe Kane do të ballafaqohen të dielën në finale të turneut, në ndeshjen Spanja – Anglia.