Ish-selektori i Shqipërisë, Edoardo Reja, është shumë i njohur edhe në Kroaci, ku ka drejtuar Hajdukun.
Tekniku italian ka folur për “Sportske Novosti” në prag të ndeshjes Kroaci – Shqipëri. Ka thënë se është i lidhur me kuqezinjtë, njëjtë si me Hajdukun.
“Kroacia është favorite, por do të ishte e parrezikshme, madje e palejueshme që Shqipëria të nënçmohet. I kam mësuar të luajnë mbrojtje, Sylvinho këtë e ka vazhduar. A nuk është çudi që Shqipëria e ka fituar grupin ku ishin Çekia e Polonia. Kështu që mendtë në kokë”, ka thënë Reja.
“Nuk do të jetë lehtë për Kroacinë. Edhe Shqipëria kërkon tri pikët dhe vendin e tretë në grup. Te Shqipëria ka lojtarë të aftë për t’iu shkaktuar kokëdhembje”, ka shtuar trajneri me përvojë.