Euro 2024

Pse është e veçantë për Shaqirin e Xhakën ndeshja ndaj Anglisë?

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Duelet me Anglinë janë gjithnjë të veçanta për Zvicrën. Ndoshta për faktin se ishin vetëm 27 përballje deri më tani, që është shifër dukshëm më e vogël se e ndeshjeve me Italinë (62), Gjermaninë (54) dhe Francën (39).

Këtë herë është edhe më e veçantë pasi Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, dy lojtarët me më së shumti paraqitje te Zvicra, kanë kujtime të jashtëzakonshme nga përballjet me “Tre Luanët”.

Anglia e Zvicra takohen të shtunën nga ora 18:00 në Duesseldorf, në çerekfinale të “Euro 2024”.