Portugalia e ka siguruar avancimin në fazën e 16 skuadrave më të mira të Evropianit 2024, pas fitores mbresëlënëse 3:0 ndaj Turqisë të shtunën në Dortmund.
Bernardo Silva i Manchester Cityt e hapi serinë e golave në minutën e 21-të, duke e mposhtur portierin Altay Bayindir pas harkimit të Nuno Mendesit. Silva u shpall lojtari më i mirë në ndeshje, për shkak të golit dhe kontributit që dha përgjatë tërë ndeshjes, si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë defensive.
“Jam shumë i lumtur me pikët e plota dhe që u bëmë skuadra e tretë që avancojmë tutje. Jemi një hap më afër synimit tonë që është triumfi në këtë garë, por ky është vetëm hapi i parë. E ndiejmë se jemi në vendin e duhur. Jemi në rrugën e duhur. E kemi edhe një ndeshje deri në fund të kësaj faze dhe jemi gati për fazën nokaut”, deklaroi Silva.
Një autogol e dyfishoi epërsinë e Portugalisë kur mbrojtësi Samet Akaydin nuk pasoi mirë dhe e dërgoi topin në portën e gabuar shtatë minuta më vonë.
Turqia e kishte përkrahjen e madhe nga tifozët edhe para nisjes së ndeshjes, por euforia e tyre u ndal menjëherë, pasi Portugalia shfaqi forcën prej fillimit e deri në fundin e ballafaqimit.
Cristiano Ronaldo nuk shënoi, por asistoi për Bruno Fernandesin në minutën e 56. Ronaldo u bë asistuesi më i mirë i Kampionateve Evropiane, me tetë gjithsej.
Ai ishte cak i tifozëve të cilët disa herë kanë tentuar t’i afroheshin Ronaldos për të bërë fotografi e për ta mbajtur kujtim tërë jetën. Vetëm një fëmijë e arriti një gjë të tillë.
Kampionia e vitit 2016 në Evropian do të luajë në Grupin F kundër Gjeorgjisë të mërkurën në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
“Mendoj se luajtëm në të njëjtin nivel si në ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë, por kësaj radhe shënuam të parët. Turqia e nisi mirë ndeshjen, por ne ishim të kujdesshëm dhe në momentin që shënuam, e kontrolluam gjithë ballafaqimin”, ka thënë pas ndeshjes selektori i Portugalisë, Roberto Martinez.
Turqia nga ana tjetër, përfaqësuese që ende ëndërron avancimin tutje, do të luajë kundër Republikës së Çekisë në Hamburg.
Portugalia e para ka gjashtë pikë, e përcjellë nga Turqia që ka tri, dhe Republika e Çekisë me Gjeorgjinë që kanë nga një pikë.
Avancimi në fazën nokaut për Turqinë do të ishte i pari në histori. Një gjë e tillë ende është e mundur dhe kjo vetëm falë fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë.
Dy rekorde të reja u thyen nga Ronaldo e Pepe
Në ndeshjen Turqia – Portugalia të cilën e fituan portugezët 3:0 dhe siguruan avancimin në fazën nokaut, u thyen edhe dy rekorde të reja.
Cristiano Ronaldo, njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, nuk shënoi por regjistroi një asistim në fitoren e thellë.
Ronaldo në minutën e 56-të asistoi për Bruno Fernandesin, i cili realizoi për 3:0.
Me këtë asistim, Ronaldo i prinë listës së asistuesve më të mirë në Kampionate Evropiane, me tetë gjithsej.
Ai është edhe golashënuesi më i mirë në Evropiane me 14 gola në total.
Rekordi tjetër që u thye të shtunën ishte nga qendërmbrojtësi i Portugalisë, Pepe.
Pepe e vazhdoi rekordin si lojtari më i vjetër që paraqitet në turneun final të Evropianit, me 41 vjet e 117 ditë.
Shënoi gol dhe mori epitetin e lojtarit më të mirë në ndeshje
UEFA e ka përzgjedhur Bernardo Silvan si lojtarin më të mirë të ndeshjes në të cilën Portugalia fitoi 3:0 ndaj Turqisë.
“Ai shënoi golin e parë vendimtar, nuk e humbi asnjëherë topin dhe pati ndikim të madh në kontrollimin e lojës nga Portugalia. Punoi shumë në aspektin ofensiv dhe defensiv deri në fundin e ndeshjes. Ai pati statistikat më të mira nga të gjithë lojtarët e pranishëm dhe pati tri pasime vendimtare”, ka shkruar UEFA në arsyetimin për zgjedhjen e Silvas si më të mirin e ballafaqimit.
Portugalia impresive siguron fazën nokaut
Portugalia e ka siguruar kalimin në fazën nokaut në Kampionatin Evropian. Të shtunën mbrëma e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3:0.
Në minutën e 21-të mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva realizoi për 1:0. Për Silvën ky ishte goli i parë i shënuar në një kompeticion evropian.
Samet Akaydin në minutën e 28-të shënoi autogol.
Golin e fundit të ndeshjes për Portugalinë e realizoi Bruno Fernandes me asistimin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të.
Ndeshjen e parë, Portugalia arriti fitore ndaj Çekisë, ndërsa Turqia e mposhti arriti mposhti Gjeorgjinë.
Me fitore, Portugalia e mban vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Turqia është në pozitën e dytë me tre pikë.
Tifozi fatlum që u fotografua me Ronaldon
Një fëmijë ka vrapuar në fushë dhe ka bërë fotografi me Cristiano Ronaldon, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së Kampionatit Evropian ndërmjet Turqisë dhe Portugalisë.
Ronaldo dukej i lumtur për këtë fotografi, i cili i kishte ikur sigurimit në minutën e 69-të në
“Westfalenstadion”, para se ta nxirrte telefonin për një “selfie”.
Tifozi i ri më pas u largua, ndërsa u duartrokit nga të pranishmit.
Portugalia e pandalshme
Portugalia po tregohet e pandalshme ndaj Turqisë.
Pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar, Bruno Fernandes shënoi për 3:0.
Ai realizoi në minutën e 56-të me asistim të Cristiano Ronaldos.
Portugalia shkëlqen në pjesën e parë
Portugalia po shkon drejt fitore shumë të rëndësishme ndaj Turqisë. Pas pjesës së parë, rezultati është 2:0 në favor të portugezëve.
Bernardo Silva në minutën e 21-të i dhuroi epërsinë Portugalisë, para se të ndodhte një prej gabimeve më të rënda në “Euro 2024”. Mbrojtësi Samet Akaydin shënoi autogol, teksa u përpiq t’ia kthente topin portierin Bayindir.
Në rast fitoreje, Portugalia e siguron vendin e parë në grup.
Autogol qesharak i turqve
Samet Akaydin ka realizuar autogol qesharak për t’ia mundësuar Portugalisë golin e dytë.
Në përpjekje për të kthyer topin prapa te portieri, Akaydin nuk kishte parë se ai ka dalë nga porta dhe topi i menduar për pasim përfundoi në rrjetë.
Portugalia nga minuta e 28-të tani udhëheq 2:0.
Portugalia në epërsi
Portugalia ka kaluar në epërsi ndaj Turqisë.
Shënoi Bernardo Silva në minutën e 22-të.
VIDEO:
1-0 Portugal.
— Football Report (@FootballReprt) June 22, 2024
BERNARDO SILVA HAS OPENED THE SCORE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/6AjbKxhCCP
Nis ndeshja
Fitorja i garanton vendin e parë si Turqisë ashtu edhe Portugalisë.
Kush janë dy portugezët që luajtën ndaj Turqisë edhe në vitin 2008
Hera e fundit kur Turqia dhe Portugalia ishin takuar në Kampionatin Evropian ishte në vitin 2008.
Dy futbollistë që luajtën për portugezët në atë vit, do të luajnë edhe të shtunën, në ndeshjen që nis në orën 18:00.
Pepe, tani 41-vjeçar, e kishte shënuar golin e parë në fitoren 2:0, si dhe Cristiano Ronaldo, tani 39-vjeçar, e kishte qëlluar shtyllën.
Portieri Rui Patricio, 36-vjeçar, kishte qenë në bankën rezervë në ndeshjen që ishte luajtur në Gjenevë.
Formacionet: Turqia – Portugalia
Cristiano Ronaldo do t’i prijë sulmit të Portugalisë edhe ndaj Turqisë, në ndeshjen e cila nis nga ora 18:00.
Trajneri Roberto Martinez e ka bërë vetëm një ndryshim nga fitorja ndaj Çekisë. Në vend të Diogo Dalotit do të startojë mesfushori Joao Palhinha.
Ndërkohë trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka befasuar me vendimin për ta lënë në bankën rezervë Arda Gulerin.
