Portugalia mund të përballet me Spanjën në gjysmëfinale, nëse të dyja ekipet do ta kalojnë fazën e 1/8 së finales dhe çerekfinalen, ka shkruar të dielën gazeta spanjolle “AS”.
Portugezi Joao Cancelo ka folur për këtë mundësi, dhe e ka vlerësuar lartë Përfaqësuesen e Spanjës.
“Portugalia ka lojtarë shumë të mirë edhe në aspektin individual, ndërsa ata luajnë futboll shumë të mirë”, ka thënë Cancelo të dielën në konferencën për shtyp.
Të martën, më 9 korrik në Munih mund të luhet ky ballafaqim.
Portugalia e kryeson Grupin F me gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Spanja në Grupin B fitoi ndaj Kroacisë dhe Italisë.