Euro 2024

Portugalia impresive siguron fazën nokaut

Portugalia

Portugalia e ka siguruar kalimin në fazën nokaut në Kampionatin Evropian. Të shtunën mbrëma e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3:0. 

Në minutën e 21-të mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva realizoi për 1:0. Për Silvën ky ishte goli i parë i shënuar në një kompeticion evropian. 

Samet Akaydin në minutën e 28-të shënoi autogol. 

Golin e fundit të ndeshjes për Portugalinë e realizoi Bruno Fernandes me asistimin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të. 

Ndeshjen e parë, Portugalia arriti fitore ndaj Çekisë, ndërsa Turqia e mposhti arriti mposhti Gjeorgjinë. 
Me fitore, Portugalia e mban vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Turqia është në pozitën e dytë me tre pikë.

Lexo përditësimet tjera
Turqia - Portugalia

Portugalia siguron fazën nokaut me tjetër paraqitje mbresëlënëse

Portugalia e ka siguruar avancimin në fazën e 16 skuadrave më të mira të Evropianit 2024,...