Anglia me shumë mund është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024. Kontribut të madh në fitoren e vështirë, 2:1, ndaj Sllovakisë, ka dhënë portieri Jordan Pickford. Ai ka thënë se fitorja dhe kualifikimi është për tifozët anglezë.
“Fitorja do të thotë shumë për tifozët dhe për vendin tonë. Ishte lehtësim, por edhe emocion i madh. Duhet të tregojmë karakter. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, të besojmë dhe të shtunën do të shpresojmë që të dalim triumfues”, ka thënë Pickford.
Anglia në çerekfinale luan ndaj Zvicrës.