Euro 2024

Përvoja e Ronaldos, vendimtare për Portugalinë

Cristiano Ronaldo - Katar 2022

Portugalia do të përfitojë shumë nga përvoja e pasur e Cristiano Ronaldos, ka thënë selektori Roberto Martinez para Evropianit në Gjermani.

Ronaldo që është golashënuesi më i mirë në futbollin ndërkombëtar me 128 gola në 204 paraqitje, do të luaj në Evropian për herë të gjashtë. Ai arriti në finale në debutim, në vitin 2004, ndërsa e fitoi Evropianin në vitin 2016.

Ronaldo po luan në Arabi Saudite, por Martinez thotë se superylli ka ende shumë për të ofruar.

“Cristiano ka pasur paraqitje konsistente për klubin e tij. Nuk ka dyshime që është golashënues i jashtëzakonshëm”, ka thënë Martinez. 

“Ai është në Evropianin e gjashtë dhe është i vetmi që ka luajtur në pesë kampionate evropiane. Pra po flasim për arritje unike në botën e futbollit dhe përvoja e tij është e rëndësishme për ne”, ka shtuar Martinez.

Sipas tij, Cristiano është i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe të jap maksimumin. 

“Dhe nuk ka asnjë lojtar tjetër në botë që mund të sjellë atë që Cristiano e ofron në zhveshtore”, ka theksuar selektori i Portugalisë.