Spanja ka publikuar të premten në mesditë listën finale të futbollistëve për Euro 2024.
Pau Cubarsi, Aleix Garcia dhe Marcos Llorente kanë mbetur jashtë Evropianit.
Selektori Luis de la Fuente nuk i ka përfshirë ata në listën finale me 26 lojtarë.
Te Spanja ka emra të mëdhenj të futbollit e po ashtu shumë të rinj të talentuar. Rodri pritet ta ketë fjalën kryesore në mesfushë, ndërsa Lamine Yamal e Nico Williams pritet të jenë rreziku kryesor në sulm.
Spanja, si gjithnjë, është prej pretendenteve për titull të kampionit.
LEXO EDHE: