Një video e publikuar të shtunën në rrjetet sociale, ka bërë që tifozët anglezë të “çmenden” pas mesfushorit Kobbie Mainoo.
Ata madje kanë kërkuar nga selektori Gareth Southgate, që mesfushori i Manchester Unitedit, të ketë më shumë hapësirë në “Euro 2024”.
Në video shihet një lëvizje e jashtëzakonshme e 19-vjeçarit ndaj mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez.
Mainoo pati paraqitje shumë të mira me Unitedin, ndërsa me Anglinë debutoi në muajin mars kundër Brazilit.
Anglia të dielën luan kundër Sllovakisë në Gelsenkirchen.
Ndeshja e cila i takon fazës së një të tetës së finales, nis në orën 18:00.
Kobbie Mainoo absolutely skinning Joe Gomez 😮💨
— utdreport (@utdreport) June 28, 2024
via @England pic.twitter.com/6qdysYmVlT