Do të ketë pak të panjohura kur Sllovenia e Danimarka të takohen të dielën nga ora 18:00, në ndeshjen e parë të Grupit C të ‘’Euro 2024’’. Ndeshja do të zhvillohet në Stuttgart.
Danezët ishin më lartë se sllovenët në grupin e fortë kualifikues për ‘’Euro 2024’’. Të dy përfaqësueset i kishin nga 22 pikë dhe u kualifikuan direkt. Por, Danimarka ishte e para për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Sllovenisë.
Ndonëse e njohin shumë mirë kundërshtaren, te Danimarka presin sfidë tjetër në Gjermani.
Sllovenia kishte barazuar 1:1 me Danimarkën në shtëpi, një vit më parë. Por danezët kishin fituar 2:1 në Kopenhagë në nëntor dhe më pas fituan grupin kualifikues.
Danezët kanë vazhduar të përballen me probleme që i munduan në Kupën e Botës në Katar. Në Botëror, Danimarka ka dështuar të krijojë raste dhe të thyej kundërshtarët, për t’u ndalur në grup. Sllovenia ka mbetur e pamposhtur që nga ajo humbje në Danimarkë. Një fitore 2:0 ndaj Portugalisë në mars shihet si dëshmi që Sllovenia do të jetë e rëndësishme në Grupin C.
Të dy përfaqësueset synojnë fillim të mbarë në grupin ku janë edhe Anglia e Serbia.