Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të “Euro 2024”. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur besimin se ka ende shpresë për të shpresuar kalimin përtej fazës së grupeve.
Sipas mediave në Shqipëri, trajneri Sylvinho do të bëjë tre ndryshime në 11-shen startuese në ndeshjen e cila nis sot nga ora 15:00.
Në portë do t’i besohet sërish Thomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje Ivan Balliu pritet të luajë në vend të Elseid Hysajt, ndërsa Ardian Ismajli do ta zëvendësojë Arlind Ajetin.
Në fazën ofanzive, Arbër Hoxha pritet ta zë vendin e Taulant Seferit.
(4-2-3-1) – Strakosha: Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Balliu: Ramadani, Asllani: Hoxha, Bajrami, Asani: Broja