Babai i superyllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë shaka duke thënë se ndoshta ka qenë i biri i tij që e ka “bekuar Lionel Messin”, gjatë momenteve të fotografive të shkrepura vite më parë.
Një fotografi e Messit dhe Yamalit fëmijë e vitit 2007 ka bërë bujë në media.
Si 16-vjeçar, Yamali ka shkëlqyer me paraqitje për Spanjën dhe është afër që ta fitojë trofeun e parë madhor me “La Rojan”.
Është në finale të Kampionatit Evropian ku do të luajë me Anglinë të dielën.
Babai i Yamalit, Mounir Nasraoui, ka folur për fotografinë e famshme me Messin.
“Ndoshta ka qenë Lamine që e ka bekuar Leon!”, ka thënë Mouniri në një intervistë dhënë për mediumin spanjoll “Mundo Deportivo”. Ai ka shtuar se kjo është rastësi në jetë dhe se askush nuk ka mundur ta parashikojë një gjë të tillë.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi, vlerësohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.
Yamali po krahasohet me të dhe ka besim se mund të shkojë rrugës së argjentinasit.