Euro 2024

Ndonëse pa Lewandowskin, Polonia kërkon suksesin ndaj Holandës

Robert Lewandowski

Edhe me përbërjen më të fortë, Polonia vlerësohet autsajdere ndaj Holandës. Por në ndeshjen e së dielës, Polonia do të jetë pa lojtarin kryesor, sulmuesin Robert Lewandowski. Të tjerët e vlerësojnë autsajdere, por te Polonia janë optimistë se do t’ia dalin edhe pa sulmuesin e Barcelonës.

Ndeshja Poloni – Holandë i takon Grupit D të Evropianit në Gjermani dhe zhvillohet nga ora 15:00 në Hamburg.

Polonia ka pasur edhe kualifikime të zbehta, por te kjo përfaqësuese mbesin optimistë.

Lewandowski është lënduar ditë më parë dhe do të mbetet në stol. Ai pritet të jetë gati për ndeshjen e dytë.

“Është goditje e madhe që Lewandowski nuk mund të na ndihmojë në këtë ndeshje”, ka thënë mesfushori dhe zëvendës-kapiteni Piotr Zielinski të shtunën.

“Është top-lojtar botëror dhe do të na mungojë.  Por të gjithë do të japim diçka ekstra për të arritur synimin, që është fitorja”, ka shtuar Zielinski.

Trajneri Michal Probierz ka theksuar se mungesa e Lewës është mundësi për të tjerët të shkëlqejnë gjatë ndryshimit të gjeneratës te Polonia.

“Nuk ka asgjë për të fshehur. Ai do të na mungojë. Por të tjerët duhet të bëjnë atë që munden për të marrë rezultatin. Shpresoj se ai do të ketë raste tjera për të luajtur”, ka thën Probierz.

Edhe Holanda ka mungesa të rëndësishme. Por selektori Ronald Koeman është optimist.

“Kemi ekip të mirë dhe jemi gati të fillojmë”, ka thënë Koeman.