Futbollisti Jesus Navas, me 38 vjet e 216 ditë, do të jetë pjesë e 11-shes historike me moshën më të madhe që do të luajë në një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Navasi do ta thyejë rekordin e Gianluigi Buffonit, që kishte luajtur me 38 vjet e 156 ditë.
Navasi do t’u bashkohet veteranëve tjerë në këtë statistikë, si Pepe, Cristiano Ronaldo e Luka Modriq.
Futbollisti më i vjetër i një ndeshjeje në një Kampionat Evropian është portugezi Pepe, që ka luajtur me 41 vjet e 117 ditë, në fitoren e Portugalisë 3:0 ndaj Turqisë.
Kështu ka shkruar të dielën mediumi spanjoll, “Marca”.
Bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo, është i treti në këtë statistikë me 39 vjet e 138 ditë, kurse kroati Modriq është në pozitën e gjashtë me 38 vjet e 288 ditë.
Gjashtë lojtarët tjerë në këtë statistikë janë Gabor Kiraly, Lothar Matthaus, Morten Olsen, Maarten Stekelenburg, Peter Shilton, Ivica Vastiq dhe Jens Lehmann.
Navasi do të shkruajë historinë e Përfaqësueses së Spanjës, pasi do ta kalojë Aritz Adurizin, që ka luajtur në “Euro 2016” me 35 vjet e 137 ditë.