Euro 2024

Nagelsmanni i del në mbrojtje Neuerit

Julian Nagelsmann & Manuel Neuer

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann i doli në mbrojtje portierit Manuel Neuer pas paraqitjes jo të mirë në miqësoren ndaj Greqisë.

Gjermania fitoi 2:1 ndaj Greqisë të premten, por vetëm falë golit të minutës së 89-të. Paraqitja në përgjithësi nuk ishte e kënaqshme, ndërsa kritika të shumta kishte ndaj Neuerit.

Ka pasur diskutime në Gjermani nëse Neuer duhet të jetë portieri i parë. Por Nagelsmann ka reaguar.

“Nuk do të lejoj të shfaqet asnjë diskutim, çdo gjë është në rregull. Brenda ekipit ne nuk do ta shikojmë gabimin, as nuk do ta diskutojmë atë dhe nuk do të ndërhyjmë lidhur me portierin”, ka thënë Nagelsmann.

Kështu, portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen do të mbetet në stol te Gjermania.