Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka lavdëruar ekipin për paraqitjen shumë dominuese ndaj Skocisë. Gjermania fitoi 5:1 të premten mbrëma në Munih, në ndeshjen hapësire të Euro 2024.
Skocezët në pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak në fushë.
Nagelsmann ka thënë se nuk do të veçonte ndonjë individ, por se do të fokusohet te suksesi i përbashkët.
“Ishte vetëm hapi i parë, por ishte shumë i mirë. Mund të ndërtojmë në këtë dhe jemi shumë të lumtur”, ka thënë Nagelsmann.
“Është shumë mirë që kemi realizuar disa gola, kjo jep ndjenjë të mirë për të gjithë. Në 20 minutat e parë ishim shumë të mirë. Ishim shumë dominantë dhe shumë agresivë. Nuk kemi bërë asnjë gabim”, ka shtuar selektori gjerman.
Yjet 21-vjeçarë të Gjermanisë, Florian Wirtz e Jamal Musiala kanë dërguar mesazhin e qartë që janë gati për ta udhëhequr ekipin në epokën e re.
“Nuk do të veçoja paraqitjet individuale. Ka të bëjë me gjithë ekipin. Lojtarët bëjnë çdo gjë që të sigurohen që edhe lojtari pranë tij të duket mirë. Tifozët me gjasë kanë besim më të madh tani se që kishin para ndeshjes”, ka theksuar Nagelsmann.