Mbrojtësi i Real Madridit Nacho do të jetë mungesë për selektorin e Spanjës Luis de la Fuente për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Të dielën mediumi spanjoll “Marca” ka raportuar se 63-vjeçari nuk do të llogarisë në shërbimet e Nachos dhe sulmuesit të Real Betisit, Ayoze Perez. Mësohet se të dy futbollistët kanë probleme fizike.
Nacho pritet të jetë gati për fazën nokaut. Spanja e ka siguruar tashmë kalimin në një të tetën e finales.
Në dy ndeshjet e para të grupit B, Spanja ka arritur dy fitore. Fitoi ndaj Kroacisë me rezultat 3:0, dhe ndaj Italisë 1:0.
Spanja takimin e fundit në fazën e grupeve e ka ndaj Shqipërisë të hënën.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf nga ora 21:00.