Federata e Futbollit të Francës ka lëshuar një komunikatë pasi superylli Kylian Mbappe e theu hundën në ndeshjen ndaj Austrisë, të hënën mbrëma.
Federata franceze ka njoftuar se sulmuesi Mbappe është kthyer në kampin e Francës të hënën, pas kontrollimeve mjekësore.
“Kyliani do të trajtohet në ditët e ardhshme, por nuk do t’i nënshtrohet operacionit menjëherë. Një maskë do të bëhet gati për Mbappen që ai të mund të kthehet në fushës pas periudhës së trajtimit”, ka shkruar federata franceze.
Nuk është saktësuar se sa do të jetë peridha e trajtimit.
Franca shënoi fitore të vështirë ndaj Austrisë, ndërsa lëndimi i Mbappes ishte goditje e madhe.