Herën e fundit kur Kylian Mbappe goditi topin në Evropian, ai dërgoi Francën jashtë garës.
Ishte lojtari i vetëm që humbi penallti në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Franca u eliminua në 1/8 e finales në Euro 2020, ndonëse ishte duke udhëhequr 3:1.
Mbappe kishte pranuar fyerje pas ndeshjes, ndërsa është i vendosur të lë gjurmë në Euro 2024 në Gjermani.
“Ishte shuplakë në fytyrë kur dështuam në Euro”, tha 25-vjeçari.
Franca të hënën përballet me Austrinë.
Mbappe tani është kapiten i Francës. Ai mungoi në stërvitje të enjten, por është kthyer ndërkohë. Dhe tani synon ta udhëheq përfaqësuesen deri në fund.
“Nuk e kemi fituar Evropianin për kohë të gjatë. 24 vjet është shumë për një vend si Franca. Evropiani është garë e vështirë, më e vështirë se Kupa e Botës. Të gjitha ekipet njohin mirë njëra-tjetrën dhe stili i lojës është i njëjtë”, ka thënë Mbappe.