Portugalia shënoi vonë golin e fitores ndaj Çekisë në ndeshjen e saj hapëse në Euro 2024. Por selektori i Portugalisë, Roberto Martinez vlerëson disiplinën e treguar nga lojtarët e tij.
Ai ka thënë se lojtarët treguan zemër, por edhe shumë disiplinë. “Treguam zemër, por po ashtu edhe shumë disiplinë. Luajtëm dhe kontrolluam lojën. Treguam vlera të jashtëzakonshme, treguam forcën e të gjithë 23 lojtarëve dhe portierëve që janë këtu”, ka thënë Martinez.
Ai po ashtu ka vlerësuar edhe sulmuesin e Portos, Conceicaon, i cili shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 92-të, dy minuta pasi u inkuadrua në fushë.
“Ai meritoi të jetë këtu dhe tregoi se është i gatshëm ta ndihmojë grupin”, ështëshprehur selektori i Portugalisë.
Portugezët e luajnë të shtunën ndeshjen e dytë. Përballë do ta kenë Turqinë, që po ashtu fitoi ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë.