“Italiani Alarico Rossi krijoi një algoritëm për të zbuluar potencialin ndërkombëtar në mesin e nëntë milionë shqiptarëve të shpërndarë nëpër botë.”
Kështu shkruan gazeta e madhe spanjolle, Marca, në njërin prej shkrimeve për Kombëtaren e Shqipërisë.
Pasi 18 prej 26 lojtarëve të Shqipërisë janë të lindur jashtë Shqipërisë, Marca shkruan se bëhet fjalë për përfaqësuesen më multikulturore në Euro 2024.
Dhe në përzgjedhjen e lojtarëve që luajnë në vende të ndryshme, sipas Marcas, figura kryesore për shtatë vjet është italiani Alarico Rossi.
Ai erdhi së bashku me Christian Panuccin, ndërsa me ndihmën e intelegjencës artificiale ka krijuar algoritmin për të identifikuar lojtarët me potencial nëpër botë.
Ai ka identifikuar mbi 800 futbollistë nga 48 liga të ndryshme.
“Parimi i parë i algoritmit është se a ka të drejtë loje. Shpesh jemi në situata kur lojtari mund të luaj në katër përfaqësuese të ndryshime. Më pas marrim për bazë kriteret tjera: fizikalitetin, teknikën, taktikën, varësisht nga ekipi dhe niveli i kampionatit”, ka thënë Rossi.
Për shembull ai e zbuloi Ivan Balliun kur luante për Metzin.
“Më pyetën për mbiemrin tim pasi është shumë tipik në Shqipëri. Më pas nisën të kërkojnë dhe doli që familja ime nga babai ka prejardhje shqiptare, diçka që nuk e kam ditur pasi kishin humbur kontaktet”, kishte thënë Balliu në vitin 2017.
Dhjetë prej lojtarëve të Sylvinhos bëjnë karrierë në Serie A.
“Arsyeja është historike. Shumë shqiptarë erdhën në Itali në vitet 90-ta pasi ishte më së afërmi në det”, ka treguar Rossi për spanjollët.
Lidhja e Shqipërisë me Italinë sa i takon futbollit vazhdon të jetë shumë e fortë.