Portieri që po vlerësohet si më i miri deri tani në Kampionatin Evropian në Gjermani, Giorgi Mamardashvili, ka folur për ndeshjen kundër Spanjës në fazën e 1/8 së finales.
Spanja luan kundër Gjeorgjisë të dielën në Keoln, nga ora 21:00.
“La Roja” është favorite, por Mamardashvili ka thënë se Gjeorgjia do t’ua vështirësojë punët shumë.
Ai i ka vlerësuar po ashtu futbollistët e skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente, por ka thënë se një gjeorgjian, është më i mirë se e gjithë Spanja.
“Nuk do të jetë por jemi të përgatitur. Jam përgatitur edhe unë për këtë nivel dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Duhet të jemi të mirë në mbrojtje dhe të provojmë në kundërsulme të shpejta. Kemi lojtarë të shpejtë e kualitativ. Mikautadze është shumë i mirë dhe do të përfundojë në një skuadër të madhe, ndërsa Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë Spanja”, ka deklaruar portieri i talentuar që është anëtar i Valencias.