Euro 2024

Lista e Belgjikës: Januzaj nuk është, mungon edhe Courtois

Adnan Januzaj

Belgjika ka caktuar ekipin për “Euro 2024”. Selektori Domenico Tedesco ka përzgjedhur 25 lojtarë. 

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, që mungoi gjatë për shkak të një lëndimi të gjurit, nuk është në listë. 

Te Belgjika nuk është as  Adnan Januzaj, që së fundi është gtumbulluar në verën e vitit 2022. Januzaj ka pësuar rënie të madhe në karrierë.

Kevin  De Bruyne është ylli kryesor i Belgjikës. Romelu Lukaku është tjetër emër i madh në listë.

Është ftuar edhe Axel Witsel, ndonëse 35-vjeçari deklaroi vitin e kaluar se tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.