Lëndimi që e pësoi në ndeshje miqësore nuk e lejoi që t’i ndihmojë Polonisë të kualifikohet për në raundin nokaut. Polonia u mposht në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve nga Austria dhe Holanda. Ndërsa është bërë edhe skuadra e parë që është eliminuar nga “Euro 2024”. Për Poloninë mungesë e madhe ishte mosparaqitja e sulmuesit të Barcelonës Robert Lewandowski.
Lewandowski mungoi në ndeshjen e parë ndaj Holandës, ndërsa ndaj Austrisë luajti 30 minuta.
34-vjeçari edhe pas dëshpërimit që u eliminua nga “Euro 2024”, të shtunën është shprehur se nuk është duke e menduar pensionimin nga përfaqësuesja e Polonisë, shkruan të shtunën “The Straits Time”.
“Nëse ndjej diçka brenda në kokën time, duke më thënë ‘mirë’, ndoshta është koha për të thënë lamtumirë, atëherë e di që koha po vjen. Por deri më tani, nuk e kam ndjerë këtë lloj ndjesie”, u shpreh Lewandowski.
Ish-sulmuesi i Bayern Munchenit është golashënuesi më i mirë në histori të Polonisë me 82 gola të realizuar në 150 paraqitje.